Finalja e Conference League/ Veliaj tregon planin e masave: E mërkura është festë zyrtare!

0
Finalja e Conference League/ Veliaj tregon planin e masave: E mërkura është festë zyrtare!
Gjigandi

Tirana po bëhet gati për “Conference Leaguen” që do e nisë siparin e saj në stadiumin “Air Albania”, me sfidën mes Romës dhe Feyenoord.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar për “Neës 24” detaje nga organizimi. Ai tha se në disa lokacione të kryeqytetit po krijohen hapësira “fan zone” ku tifozët do të ndjekin në atmosferë festive ndeshjen.

“Jemi duke bërë inspektimet e fundit. Në sheshin Skënderbej do të jetë një fan zonë familjarë, pak më neutrale, për ata që e duan sportin. Ndërkohë po përgatiten dhe dy fan zone të tjera, që është pedonalja e Tiranës, nga Ministria e Brendshme te Parlamenti. Janë disa mijëra, por më pak se Roma. Do të jetë te zona e liqenit tifozëria e Romës.

Do të vijnë mijëra tifozë për të ndjekur ekipin. Kanë filluar përgatitjet e fundit, nesër hapim zyrtarisht ceremoninë. Në darkë do të ketë mbrëmje për të ftuarit. E rëndësishme është që të kalohet mirë. E mërkura është festë zyrtare. Nuk ka arsye apo nevojë që të vihet në qendër të Tiranës.

Nuk do të qarkullohet në unazën e vogël me makinë. Mezi presim qytetarët nga e gjithë Shqipëria, por nuk vijnë dot në qendër në qendër të Tiranës. Duam që e mërkura të jetë e gjitha ditë feste dhe të japim një imazh të mirë për Tiranën dhe Shqipërinë. Të njëjtin protokoll kemi zbatuar kur ka ardhur George Bush, Papa Françesk

RonaTyra

u”, tha Veliaj

Veliaj theksoi se hotelet e kryeqytetit, në Durrës, Elbasan, Krujë e madje deri në Shkodër janë të zëna për këtë ndeshje të rëndësishme. Ai tha se duhet të tregojmë fytyrën Evropiane këto ditë.

“Jo vetëm që të gjitha hotelet janë plot, janë zënë shumica e hoteleve të Elbasanit, Durrësit, Vorës dhe Durrësit. Madje dhe hotelet deri në Shkodër. E gjithë Shqipëria e ka mundësinë për të bërë biznes dhe treguar fytyrën Evropiane. E di që ka pasur debate për çështjen e hoteleve. I lutem gazetarëve shqiptarë, pronarët e portaleve që të mos nxitohen. Çmimi vendoset përmes një algoritmi dhe kështu ndodh kudo në Botë. Ky është momenti që edhe për ata që janë cinikë t’i lëmë këto muhabete. Asnjë nuk shan Parisin sepse e kuptojnë që në një botë globaliste kështu funksionojnë”

, u shpreh kryebashkiaku.

Veljaj tregoi më tej se të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur nëpërmjet një sistemi të menaxhuar online, ndërsa shtoi se për fan zonat do të ketë ekrane gjigante, pasi në Shqipëri sipas tij kanë ardhur mijëra tifozë nga të dyja ekipet, për të ndjekur nga afër ekipin e zemrës.

“Biletat janë të shitura. Është një sistem i menaxhuar online. Në të gjitha fan zonat do të vendosim ekrane gjigante që askush që ka ardhur për atmosferë, të paktën në këtë arenë të madhe duhet të jetë pjesë patjetër dhe ta shijojë”,

përfundoi Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu