UEFA e ka konfirmuar planin e saj për ta zhvilluar finalen e “Champions League” atje ku ishte caktuar në fillim, në Instabul dhe saktësisht në stadiumin “Olimpik Ataturk”. Në një vend ku pritej një mbështetje e zjarrtë, ashtu siç dinë tifozët turq që t’i japin futbollit në mënyrën e tyre.
Kultura që ata kanë për sjelljen në stadium nuk është për të qendruar në stolat e tyre si të ishin duke parë një teatër, e për të reaguar vetëm në momentet kulminante.
E papritur kjo arenë do të jetë e kthyer si në “fantazmë”, pasi nuk do të jetë askush tjetër veçse zyrtarëve të klubeve, shkruan sportekspres nga Tirana.
Një humbje e madhe për të ardhurat e përfituara prej kësaj përballje finale, por nga ana tjetër edhe një mesazh i qartë se më e keqja është mposhtur. Pra duke u treguar tifozëve dhe sportdashësve se jeta rrjedh, pavarësisht të gjithave.