Futbolli i Kosovës po vazhdon të jetë i pezulluar prej dy muajsh si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa rifillimi i saj pritet të bëhet në fillim të muajt qershor, e gjitha kjo sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kurse, Federata e Futbollit e Kosovës u ka nisur sot një e-mail klubeve të Superligës.
FFK u ka kërkuar mendim klubeve, nëse janë të gatshme për të rifilluar kampionatin.
Olle mëson se klubet kanë afat të përgjigjen deri të hënën.
Po ashtu, u është kërkuar të tregojnë edhe gjendjen e klubit.