Ndryshimi i përkohshëm për zëvendësimet e lojtarëve gjatë një ndeshje .
Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar.
Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.