FFK e trishtuar me vdekjen e kryetarit të KFF Malisheva

0
Gjigandi

Federata e Futbollit e Kosovës është e trishtuar me lajmin për vdekjen e Albert Krasniqit. 

“E nderuar Familje Krasniqi!

Të nderuar drejtues, futbolliste dhe dashamirë të KFF “Malisheva”

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më të dashurit tuaj dhe kryetarit të KFF ”Malisheva”, Albert Krasniqi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Albert Krasniqi ishte entuziast i madh dhe punëtor i jashtëzakonshëm i futbollit. Ai e udhëhoqi me shumë sukses KFF ”Malisheva” dhe vazhdimisht ishte në përkrahje të talenteve të reja të futbollit, andaj ndarja e tij e hershme nga kjo jetë na ka prekur jashtëzakonisht shumë.

RonaTyra

Alberti ishte dashamir i madh i futbollit, ishte i urtë, mik i shkëlqyeshëm e i nderuar kudo, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegram ngushllimin e Agim Ademit, president i FFK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu