Nesër (e shtune) me fillim prej orës 16:00, Feronikeli pret në shtëpi skuadrën e Vushtrrisë për të zvilluar ndeshjën e xhiros së 23-të të Ipko Superliges së Kosovës.
Feronikeli në këtë përballje futet me mungesen e Përparim Islamit i cili u lëndua në takimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës.
FC Feronikeli kërkon mirëkuptimin e tifozëve, pasi për shkak të pandemisë ndeshja do të zhvillohet pa tifozë.
Lusim të gjithë për përkrahje nga shtëpitë dhe nëpërmjet rrjeteve sociale.