I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit këtë të enjte në mbrëmje tha se Ukraina po i reziston pushtimit rus.
“Lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet, po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet në baltë, në tokë, moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithë, ta bëjë Mariupol kudo
“, u shpreh Hoxha.
“Më shumë se 3 milion njerëz kanë ikur, më shumë se popullata e vendit tim”
, tha Hoxha.
Ai thekson se forcat ruse nuk po kursejnë askënd në Ukrainë, ndërkohë që korridoret humanitare nuk po funksionojnë.
“U bënë 3 javë nga ky sulm i pajustifikuar i Rusisë, shume vdekje janë raportuar nga civilët, varre masive, shkatërrim i shtëpive, shkollave. Nuk është e nevojshme të përshkruajmë mizorinë.
Korridoret humanitare nuk po funksionojnë. Asgjë nuk po kursehet, në fillim materniteti, kisha, teatri, çdo gjë është bombarduar. Por lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet , po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet ne baltë, në tokë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithën, ta bëjë Mariupol kudo”.
Sipas tij Ukraina fitoi dje betejën e parë, me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Një krizë tjerë është ajo humanitare, ekonomike, varfëria që do të vijë më pas. Zhvillimet e bëra do të humbasin duke lënë shenja për brezat e ardhshme. E vetmja mënyrë që të ndalim këtë është që Rusia të ndalojë sulmin dhe të shkojë në shtëpi. Agresioni rus është lakuriq atje
“, tha ai.