Fenerbahce vendos për Muriqin

0
Gjigandi

Vedat Muriqi dhe Altay Bayindir janë emrat kryesor që mund të shiten shtrenjtë nga Fenerbahçe në afatin kalimtar veror.

Tashmë, klubi i madh turk ka projektuar një strategji për këta dy futbollistë të cilët kanë shkëlqyer këtë edicion, shkruan ‘Sabah.

Presidenti Ali Koç dhe stafi i tij kanë diskutuar gjatë për të ardhmen e dy futbollistëve.

Sipas mediumit turk, Fenerbahçe pret të përfitojë 35 milionë euro nga shitjet e Muriqit dhe Altay, dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë drejtim.

Sa i përket Muriqit, Napoli dhe Tottenhami janë tejet të interesuar, derisa edhe Burnley është në garë.

RonaTyra

Napoli është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh, por që klubi turk nuk pranon oferta nën 25 milionë euro.

Nga ana tjetër, për portierin Altay interesohen Real Madridi dhe Ajaxi dhe vlera e tij është dhjetë milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu