Fenerbahçe e vë në shitje Muriqin, Tottenham dhe WBA fërkojnë duart

0
Gjigandi

Vedat Muriqi është vënë zyrtarisht në shitje nga Fenerbahce, pasi klubi synon të sjellë fonde të nevojshme për të balancuar financat.

Sipas mediumit të njohur turk, Sabah, klubi i Fenerbahces ka vendosur të kërkojë të paktën 20 milionë euro.

Për lajmin e sotëm mund të gëzohen Tottenham dhe West Brom, klube që kanë shfaqur interesim për lojtarin.

Përveç Tottenham dhe West Brom, nga Serie A, ka interesim nga Lazio dhe Napoli.

Tottenham më parë e kanë konsideruar sulmuesin shqiptar si mbështetje të përsosur për Harry Kane.

RonaTyra

Në anën tjetër West Brom ka kontakte me lojtarin përmes Slaven Bilic, që ka punuar më parë në Turqi.

Muriqi ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje këtë sezon për klubin turk dhe gjithashtu ka bërë përshtypje të madhe me ekipin e Kosovës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu