Sulmuesi Samir Fazli është larguar nga Shkëndija. Sulmuesi 29 vjecar nga Shkupi një gjë të tillë ia ka konfirmuar gazetarit Reshat Ibrahimi.
“Po, përfundimisht jam larguar. Me kryesinë e klubit nuk arritëm të gjejmë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpununit. Kontrata më skadon me 15 qershor, pra në këtë muaj, unë isha në takim, por që nuk u morëm vesh. Kam kaluar kohë të mirë në Tetovë dhe Shkëdijës i dëshiroj shumë suksese”, deklaroi Fazli për gazetarin Reshat Ibraimi.
“E ardhmja ime? Kam disa oferta nga klube kroate, të cilat do ti shqyrtojë me qetësi. Tani nuk e kam ndërmend të ngutem dhe do ta zgjedhi më të mirën”, shtoi ai.
Në shtatë ndeshje të luajtura për kuqezinjtë tetovar, Samir Fazli shënoi një gol dhe pati një asist.
Gjatë karrierës së tij, Fazli ka luajtur për këto klube: Makedonija GJP, Heerenveen dhe Helmond (Holandë), Ëil (Zvicër), Rudes (Kroaci)
Ai ka qenë edhe pjesë e U21 dhe ekipit A të reprezentacionit të Maqedonisë.