Gjiganti nga Stambolli Galatasaray është duke e kërkuar futbollistin nga Kosova, Albian Ajeti, i cili aktivizohet për skuadrën angleze West Ham United, njofton gazeta turke “Fantik”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur Fatih Terim është e interesuar që të përforcohet në repartin e sulmit ndërkohë që Ajeti shihet si transfer adekuat.
Sulmuesi me prejardhje nga Podujeva nuk ka arritur të gjejë veten te West Hami.
23-vjeçari iu bashkua klubit anglez nga Baseli për 8.7 milionë euro në verën e vitit 2019.
Me klubin anglez ka regjistruar vetëm tetë paraqitje duke mos arritur që të shënojë asnjë gol.
Galatasaray po synon ta huazojë Ajetin, por të ketë edhe opsionin për transferim të plotë vitin e ardhshëm.
Ajeti që ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës, shihet te Galatasaray si zëvendësues i Florin Andones.