Premier League planifikon të shpenzojë plot 4 milionë funte…

0
Gjigandi

Premier League planifikon të shpenzojë plot 4 milionë funte për të zbatuar një protokoll shëndetësor të rreptë në momentin që skuadrat do të rinisin sezonin e lënë përgjysmë për shkak të COVID-19. Me këtë fond do të blihen 26 mijë tamponë (150 stërlina është kostoja e një tamponi), që do të përdoren dy herë në javë për të gjithë futbollistët e 20 skuadrave të elitës së futbollit anglez. Në këtë mënyrë do të ofrohej më shumë siguri, që më 13 dhe 14 qershor të rinisë kampionati.

Një shpenzim i madh, por që ia vlen të kryhet sipas drejtuesve të futbollit anglez, gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret në takimin e të premtes, më 1 maj, kur të përcaktohet përfundimisht protokolli shëndetësor.

Të hënën, në Angli, u janë rikthyer përgatitjeve tri skuadra londineze, Arsenali, Tottenhami e Ëest Hami si dhe Brightoni. Skema është e njëjta për të gjithë: stërvitje me rotacion.

Për stërvitjet në grup duhet pritur 18 maji, por gjithçka do të varet nga vendimi i qeverisë, që do të merret javën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu