Familja Paçarada janë familje sportistësh! Jo të gjithë futbollistë! Shukriu e Nazmiu janë vëllezërit dhe Learti djali i Shukriut.
Shukriu ka qenë portier i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, pastaj ka vazhduar rrugëtimin me sukses në Gjermani dhe është edhe trajner i suksesshëm.
Shukriun, dashamirët më të zjarrtë të futbollit, brezi i vjetër edhe sot e kujtojnë debutimin e tij me 22 shkurt të vitit 1987 në fanellën e Prishtinës kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit në stadiumin “Marakana”.
Të gjithë kishin vënë bast atëkohë, se Zvezda me lehtësi do ta gjunjëzon Prishtinën, duke pasur parasysh cilësinë e skuadrës beogradase e cila luftonte edhe për titull dhe në radhët e saja kishte edhe Mitar Mërkellën etj.
Paçarada, në at ndeshje kishte sa njëqind duart dhe sfida përfundoi me rezultat 0:0, Beogradi mbetet pa fjalë, mediat thurnin elozhe për djalin e ri nga Podujeva, trim i ndeshjes, disa e vlerësonin me notë 9 e disa me 10-she.
Paçarada përveç që ka mbrojtur në Llap, karrierën më të bujshme e ka pasur në Prishtinë në elitën e futbollit ish jugosllav, po ashtu ka qenë pjesë edhe e ligës së dytë unike.
Mos të harrojnë, në vitin 1988, u dënua me gjashtë muaj nga autoritetet e federatës ish jugosllave, me arsyetim se ia ka lëshuar tre gola Çelikut të Zenicës (me 12 qershor 1988, Prishtina – Çeliku 2:3) dhe për atë Sutjeska e Nikshiqit ra nga liga.
Hapave të tij e shumë të suksesshme shkon djali i tij, Learti, është prej mbrojtësve më të mirë në Bundesliga II dhe njëherësh edhe lojtari më i mirë shqiptar në këtë rang garash.
Learti luan me sukses në Sandhausen dhe gati sa e kanë siguruar edhe ekzistencën.
Learti është standardë, i pazëvendësueshëm apo zemra e skuadrës. Ai është pjesë e kombëtares së Kosovës, që synon të kualifikohen në Kampionatin Evropian.
Për dallim nga Shukriu dhe Learti, Nazmiu ka qenë basketbollist, i cili ka luajtur me sukses në kohë të okupimit për Llapin dhe disa vite edhe pas luftës, pastaj ka qenë Komesar i Garave i FBK-së, një kohë ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i FBK-së. Familja Paçarada, me një histori interesante, Shukriu ish portier shquar, Learti është mbrojtës i dëshmuar dhe Nazmiu ish komesar dhe ish sekretar i përgjithshëm i FBK-së.