Mundësi e artë për sulmuesin shqiptar

0
Gjigandi

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka pësuar një dëmtim së fundmi në stërvitje dhe mund të mungojë për ndeshjen me Milanin, në Kupën e Italisë.

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që shkruan “TuttoJuve”, Sarri për këtë ndeshje mund të grumbullojë dy të rinjtë, Xhakomo Vrioni dhe Marko Olivieri.

Në rast se kjo ndodh, atëherë rriten edhe mundësitë, që sulmuesi shqiptar të debutojë me ekipin e parë të Juventusit edhe për faktin se me rregullat e reja lejohet kryerja e 5 zëvendësimeve brenda një ndeshje.

Vrioni do të ishte lojtari i radhës shqiptar që do të bënte një arritje të madhe, pasi vetëm pak kohë më parë sulmuesi tjetër shqiptar, Armando Broja debutoi me një ekip të madh siç është Çelsi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu