A jeni të brengosur për shëndetin e zorrëve? Më poshtë janë disa nga faktorët, të cilët janë duke ju shkaktuar probleme me sitemin tretës dhe disa mënyra me anë të së cilave mund t’i parandaloni këto probleme.
Kohëve të fundit janë bërë shumë studime, të cilat tregojnë se sistemi tretës përkatësisht zorrët tkanë një rëndësi të madhe për shëndetin e të gjithë organizmit. Një dekadë më herët shumë pak njerëz e kanë ditur për rëndësinë e zorrëve për shëndetin. Për fat të mirë tani shumë studime e potencojnë rëndësinë e zorrëve në lidhje me shëndetin tonë.
Këtu janë disa nga faktorët e jashtëm, të cilët e dëmtojnë shëndetin tonë të zorrëve:
Dieta– ndoshta faktori më i madh i jashtëm që ndikon në shëndetin tonë të zorrëve është thjeshtë ajo që vendosim në to apo dieta. Nuk ka dyshim që dietat moderne, të përpunuara janë të këqija për ne. Fatmirësisht kjo gjë mund të rregullohet lehtësisht duke kaluar në një dietë më të ekuilibruar dhe më të shëndetshme. Mund të jetë po aq e thjeshtë, saqë në vend të ushqimeve të shpejta të përdorim fruta dhe perime.
Herbicidet dhe pesticidet– gjithnjë e më shumë kimikatet artificiale kanë filuar të shfaqen në trupin e njerëzve. Kjo mund të jetë për faktin se ne hamë ushqime, që rriten me anë të këtyre kimikateve. Në shumë hulumtime të bëra, thuhet se një përqindje shumë e madhe e frutave dhe perimeve rriten përmes pesticideve, të cilat më vonë e dëmtojnë organizmin tonë.
Stresi dhe gjumi i varfër– zakonisht, të dyja këto janë shkaktare të prishjes së balancës dhe shëndetit të zorrëve. Si e tillë marrja e hapave për të ndihmuar në lehtësimin e stresit dhe për të arritur sasinë e duhur të gjumit është shumë e rëndësishme.
Antibiotikët– edhe pse në disa raste janë të nevojshëm, sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC),një pjesë e tyre është e panevojshme. Antibiotikët mund të bëhet shumë të rrezikshëm pë shkak se veprojnë me mikrobet e zorrëve, duke i shkatërruar ato.