Komiteti Olimpik Evropian (EOC) ka vendosur sot të shtyjë Festivalin Olimpik Evropian Veror (EYOF) 2021, i cili do të mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë.
Shtyrja ka ardhur për t’iu shmangur orarit të Lojërave Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen prej 23 korrik – 8 gusht të vitit të ardhshëm.
Edhe pse ishte planifikuar që të mbahej prej 24 korrik – 1 gusht 2021, EYOF-i veror është zhvendosur për në vitin 2022.
LO Tokio 2020 u shtynë në fund të muajit mars për shkak të përhapjes së pandemisë së korona virusit Covid_19.
Ndërkohë, Festivali Olimpik Evropian Dimëror “Vuokatti 2021”, do të mbahet sipas orarit të planifikuar, prej 6-13 shkurt të vitit të ardhshëm në qytetin Vuokatti të Finlandës.
Në EYOF-in veror, Kosova ka një medalje të artë të fituar në “Baku 2019”, falë atletit Muhamet Ramadani.