Evertoni ndal Liverpoolin në ‘Goodison Park’

0
Gjigandi

Evertoni ka arritur t’i marrë një pikë të artë në shtëpi ndaj Liverpoolit, pasi takimi në Goodison Park përfundoi pa gola, e që ishte ndeshja e parë për të dyja skuadrat që kur futbolli u ndërpre si pasojë e koronavirusit në mesin e muajit mars.

‘The Reds’ e filluan takimin me mjaft nxitim, duke tentuar që të shënojnë herët, por vendasit nuk lejuan befasi.

Evertoni filloi të këndellje më pas dhe kishte dy shanse të mira me anë të Alex Iwobit dhe Richalsion, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Derisa pjesa e parë po shkonte drejtë përfundimit, Joel Matip kishte shansin që të shënonte me kokë, por që goditi jashtë portës.

Në 45 minutat e dytë, presioni i Liverpoolit ndaj Evertonit sa shkonte e rritej, e skuadra e Carlo Ancelotti qëndroi më e mbyllur.

RonaTyra

Virgil Van Dijk kishte po ashtu në rast të mirë shënimi në minutën e 63-të, mirëpo goditja e tij me kokë ishte e pasaktë.

Më pas, Evertoni filloi të këndellej dhe rastin më të mirë në këtë takim e kishte fillimisht Dominic Calvert Lewin në minutën e 80-të, por nuk arriti të mposhtë Alisson Beckerin, ndërsa topi iu kthye Tom Davies, që goditi shtyllën vertikale.

Të dy skuadrat u vetëkënaqen me nga një pikë nga ky takim mjaftë i vështirë, e që kjo nuk i shkon përshtati Liverpoolit që kërkon të shpallet kampion sa më shpejtë.

Pas javës së 30-të Liverpooli është lider i padiskutueshëm me 30 pikë, 23 më shumë se vendi i dytë Manchester City, gjersa Evertoni është në të 12-in me 38 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu