Eventet ilegale muzikore/ Policia sulmohet natën e dytë radhazi nga të rinjtë në Londër

0
Gjigandi

Policia britanike e gjeti veten dje për herë të dytë në sulme me objekte të forta teksa përpiqej të ndalonte eventet ilegale muzikore të të rinjve, ndërsa po përshkallëzohet konflikti me qeverinë për humbjen e kontrollit të rrugëve të Londrës.

Grumbullimet ilegale muzikore në Londër u zbuluan në në zonën qendrore të Notting Hill, në Streatham e Tottenham, ndërsa në skenat më të rënda në Brixton një ditë më parë 22 oficerë u plagosën dhe policia u përzu nga zona prej sulmeve të të rinjve.
Notting Hill turmat nisën të godisnin policinë me objekte të ndryshme dhe rendi u vendos vetëm rreth orës 2.30
Policia tha në një deklaratë se nuk do të tolerojnë dhunën edhe se pas ngjarjeve të fundit në Londër policë të trajnuar posaçërish dhe me veshje speciale do të vijojnë mbajtjen e rregullit.
Të mërkurën në Brixton në jug të Londrës, makinat e policisë u thyen dhe oficerët u goditën me shishe gjatë përplasjes me turmat e mëdha të grumbulluara për festën ilegale muzikore.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu