Noizy thotë se nuk po e mbështesin estrada dhe mediet shqiptare

0
Gjigandi

Noizy ka kritikuar estradën dhe mediet shqiptare, për kinse mosmbështetje rreth këngës së re.

Reperi Noizy në orët e para të ditës së sotme ka publikuar bashkëpunimin e shumëpërfolur “All dem talk”.

Ai bashkëpunoi me Gzuz dhe Dutchawelli, ndërsa projekti i tyre po pritet shumë mirë në publik, duke prirë në shumë shtete evropiane.

Por, me anë të postimeve të fundit, Noizy tha se estrada shqiptare dhe mediet nuk po e mbështesin, megjithatë shton se ka mbështetje nga fansat.

RonaTyra

“Mbeshtetje nga Estrada Shqiptare? % 0.01. Mbeshtetje nga media Shqiptare % 0. Mbeshtetje nga fansat Ma të zjarrt në bote? 100000000%”, shkruan ai.

Ndërsa, në një tjetër postim, ai sërish ‘thumbon’ mediet shqiptare, edhe pse nuk ka munguar mbështetja e tyre.

“Nese do kisha bo sherr sdo kishte len gazet e tv e radio pa fol. Pra ju i zgjidhni cfar doni ta ushqeni popullin, prandaj kam bo cdo faqe dhe portal digital block”, shkruan Noizy. 

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu