Eto’o thotë se i ka ndryshuar jetën Messit

0
Gjigandi

Bashkë me yjet si: Ronaldinho, Deco, Xavi dhe Iniesta kanë ndryshuar historinë e Barcelonës. Si Lionel Messi ashtu edhe Samuel Eto’o bënin pjesë te epoka e artë blaugrana, duke fituar çdo trofe nga viti 2000 e lart.

Eto’o ishte ylli i asaj kohe, por Messi me kohë arriti ta kalonte, duke u bërë pjesë e historisë dhe një ndër më të mirët. Por, ai që ndryshoi për mirë karrierën e “Pleshtit” ishte pikërisht kamerunasi. “Kohët e fundit më ka falënderuar për një këshillë që i kam dhënë dhe i ndryshoi karrierën. Natyrisht, ende nuk ka ardhur momenti ta zbuloj atë…”, ka thënë Eto’o.

“Që në atë kohë dallohej ai që do të bëhej sot, pika e fortë ishte karakteri. Është po i zakonshmi, ai që kam njohur, edhe pse dikur ka kaluar momente edhe të errëta”, ka shtuar kamerunasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu