Partia Socialiste ka zhvilluar këtë mëngjes mbledhjen e Kryesisë , ku i pari në selinë rozë ka mbërritur kryetari Edi Rama. Mesohet se ne rend te dites eshte situata e krijuar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, por kjo çështje nuk është parësorja për socialistët në mbledhje. Pika kryesore në rendin e ditës janë zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Pas 30 qershorit, PS është përfshirë në zgjedhje të brendshme dhe faza e parë ka përfunduar. Tani pritet të nisë edhe faza e dytë, ndërkohë që deri në fund të muajit nëntor pritet të zgjidhen të gjithë kryetarët e PS-së në Shqipëri. Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeminstri Rama do të jetë në një tjetër mbledhje, kësaj here me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, për të diskutuar pikërisht mbi hapat që do të ndiqen për realizimin e kësaj reforme, citon top channel.
Ballina Lajme Shqip Ethet e zgjedhjeve brenda PS, Rama mbledh kryesine, “harrohen negociatat” – Lajmi...