Është turp nëse ekipit të Kloppit i mohohet titulli

0
Gjigandi

Ish-trajneri i Liverpulit, sot në stolin e Lestërit, Brendën Roxhers, thotë se do të ishte një turp nëse Liverpuli nuk do të kurorëzohej kampion i Anglisë, edhe në rast se kampionati nuk do të përfundonte këtë sezon.

“Reds”-at, të cilët tekniku irlandezo-verior i drejtoi përpara se të zëvendësohej nga Jyrgen Klop në vitin 2015, ishte shumë pranë titullit të parë me ta në 2014-ën, por ajo humbje ndaj Çelsit në fund të sezonit rezultoi fatale dhe kurorëzoi Mançester Sitin kampion.

Sot të kuqtë janë vetëm dy fitore larg (në nëntë javët e mbetura) sigurimit të titullit të parë pas 30 vitesh dhe Roxhers thotë: “Ata kanë qenë skuadra më e mirë. Niveli që kanë treguar këtë sezon ka qenë fantastik.

Kështu që do të ishte absolutisht një turp nëse atyre do t’u mohohej mundësia për të ngritur titullin. Ata kanë pritur shumë gjatë dhe e meritojnë atë. Klop, ashtu si të gjithë ne, shpreson që të rinisim të luajmë, por në një ambient të sigurt”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu