Eroll Salihu e konfirmon: Ka mundësi të kandidoj për president të FFK-së

0
Gjigandi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në emisionin sportiv “Favorit” në T7 e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president në rast se shtëpia e futbollit u nënshtrohet zgjedhjeve të shpejta. Natyrisht, këtë tha se do ta bëjë në rast se i kërkohet nga delegatët dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, përkrahje kjo që duket ta ketë të sigurt Salihu.

E ardhmja e presidentit aktual, Agim Ademi është vënë në dyshim pas një urdhërese të Gjykatës që kërkon prej tij që më së largu deri më 18 qershor ta nis zbatimin e një dënimi prej 9 muajsh burgim për një çështje jashtë futbollit të ndodhur në vitin 2012. Gjykata Supreme ka mbetur shpresa e vetme e Ademit për t’u liruar nga akuzat që e ngarkojnë.

Kjo situatë ka prodhuar debat në publik madje edhe duke dalë edhe emra mundshëm si kandidatë potencial për postin e presidentit. Më i përmenduri është Eroll Salihu, bashkëpunëtori i Ademit, për të cilin qe disa ditë është thënë se veç e ka filluar procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve dhe përpjekjen e sigurimit të votave.

Për këtë ka folur vet Salihu në T7. “Unë edhe pas vdekjes së presidentit Fadil Vokrri – jo vetëm që kemi bashkëpunëtor, po edhe shokë të ngushtë – gjithmonë e kam theksuar që s’kam dëshirë të bëhem president”, ka thënë në emisionin sportiv “Favorit” në T7 ish bashkëpunëtori i ngushtë i Vokrrit e së fundmi i Ademit.

“Por, në këtë moment, edhe Komiteti Ekzekutiv dhe presidenti, nëse ndodh diçka, dëshirojnë që ta kenë një emër që ndoshta është i kapshëm për futbollin – asnjëherë s’e kam koritur as vendin, as Federatën – kështu që, nëse veç kërkohet, është e mundshme. Por, nuk është vendim i prerë”, u shpreh ai.

RonaTyra

Duhet kujtuar se Salihu shihej si kandidat potencial për president edhe pas vdekjes së Vokrrit, por ndërkohë kryetar ishte zgjedhur Ademi, i cili ka bashkëpunuar me Salihun prej vitesh në FFK. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu