Sven-Goran Eriksson, trajneri i njohur suedez, foli për Guardiolën dhe situatën e tij në “Etihad”: “Sigurisht që është trajner mjaft i rëndësishëm. Ai konsiderohet një nga më të mirët, nëse jo trajneri më i mirë në botë.
E ka merituar këtë status prej një kohe të gjatë.
Largimi i tij para përfundimit të kontratës do të ishte diçka e keqe për Manchester City.
E keqe për tifozët, e keqe për lojtarët, e keqe për klubin. Një mesazh i mirë nuk do të dërgohej, nëse kjo ndodh.
Shpresoj që klubi të bëjë çmos për ta mbajtur atë, të paktën derisa të mbarojë kontrata aktuale”.