Gojani: Vendim i duhur

0
Gjigandi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës. KE analizoi dhe shqyrtoi përgatitjet për rifillimin e garave në Ipko Superligë dhe konstatoi se pas Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Udhëzimeve të IKSHP-së të gjitha skuadrat kanë filluar stërvitjet për gara.

Nga kjo mledhje doli një vendim tejet i dhimbshëm për disa klube, të cilat tashmë kanë filluar të reagojnë kundër këtij vendimi. Liga e Parë nuk do të vazhdojë, duke e përfunduar me renditjen aktuale. Pra, në Superligë do të inkuadrohen KF Besa dhe KF Arbëria, që mbajnë dy pozitat e para, ndërsa asnjë klub nuk do të largohet nga Liga e Parë.

Insporti ka kontaktuar me menaxherin e Vëllaznimit, Besnik Gojani, i cili ka vlerësuar se vendimi i dalur nga Komiteti Ekzekutiv është i mirëseardhur, pasi Liga e Parë realisht nuk ka pasur kushte për të vazhduar. “Sot klubi i Vëllaznimit pranoi dy lajme, njëri i hidhur dhe tjetri tejet i mirë. Klubi ynë humbi një person, tifozi i flaktë dhe donator të madh, Masar Daija, i shprehi ngushëllime famijles dhe gjithë qytetit të Gjakovës. Ky vendim i FFK-së në qytetin e Gjakovës është pritur shumë, e kemi parë që FFK ka punuar drejt, po kuptohet që i ka vlerësuar edhe emrat e klubeve. Një vendim i saktë, më lejoni t’ia urojë KF Besës dhe KF Arbërisë, pasi e kanë merituar Superligën”.

Gojani deklaroi se ky vendim mund të ndikojë pozitivisht sezonin e ardhshëm, pasi investitorë të ndryshëm mund të shohin Ligën e Parë si një mundësi të mirë për të investuar.

Me këtë vendim, Vëllaznimi do të mbetet pjesë e Ligës së Parë edhe sezonin e ardhshëm. “Pas këtij vendimi, besoj se do të zhvillohet më shumë Liga e Parë, do të ketë edhe investitorë. Ne jemi të lumtur që do mbesim përsëri në Ligë e Parë dhe do të punojmë fuqishëm që të rikthehemi sa më parë në Superligë, aty ku edhe e ka vendin Vëllaznimi”.

RonaTyra

Ndërsa, në aspektin financiar, Gojani për Insportin shtoi se te klubi gjakovar kriza financiare ka qenë prezente që nga largimi i presidentit, Agim Cana.

Ai thotë se ka një marrëveshje me futbollistët, të cilët janë pajtuar të mbrojnë ngjyrat e klubit me traditë të madhe në futbollin kosovar.

“Kemi pasur një marrëveshje me futbollsitët, pas largimit të canës, krizë e thellë, pranë falimentimit, për ne nuk ka qenë primare paga, dua t’i falenderojë të gjithë, unë dhe Astrit Lluqani kemi dhanë një betim që do të përpiqemi për fanellën e kuqezi. Ky mund të quhet edhe një vendim prej Zotit, pasi Vëllaznimi është një klub i madh”.

KF Vëllaznimi renditet në pozitën e fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara, pas 20 xhiro të zhvilluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu