Erdogan vendos armepushimin ne Siri – Lajmi i Fundit – Lajme

0
18

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka njoftuar një armëpushim tre ditor në Sirinë veri lindore, ku Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër luftëtarëve kurdë. Vendimi, i marrë pas një takimi mes Pence dhe presidentit turk Recep Tayip Erdogan, do t’i lejojë kurdët të tërhiqen drejt zonave më të sigurta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin evakuimin. “Të reja të mëdha nga Turqia. Faleminderit Erdogan”, shkroi në ‘Twitter’, Trump. Pence udhëtoi drej Ankarasë shoqëruar nga sekretari i Shtetit Pompeo në një përpjekje për të bindur Presidentin Erdogan të ndalë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore. Sulmi, shkruan Voa, ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump. Trump është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëdeklaruar të Shtetit Islamik në Siri, me vendimin për të tërhequr trupat nga kufiri ndërsa Ankaraja nisi ofensivën e saj më 9 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu