“Testoni, vetëm testoni!” Pse Shqipëria nuk i përgjigjet dot apelit të OBSH për Covid-19

0
Gjigandi

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri vazhdon të rritet. Tani ka “më shumë raste dhe vdekje në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë të hënë në 16 Mars, duke bërë thirrje për “një test për secilin rast të dyshuar”.
OBSH e cila e konsideroi atë që po ndodh si “krizën më të madhe shëndetësore të epokës sonë”, ka lëshuar sot alarmin sipas gazetës Le Monde (shiko poshtë): “Testoni, testoni, testoni për të penguar pandeminë” ka bërë thirrje ajo.

“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur” ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i OBSHE, Tedros Adhanom.

Por pikërisht, qorrazi drejt zjarrit, është duke marshuar Shqipëria. Këtu testet e para janë kryer në 30 janar dhe që atëhere shifra nuk i ka kaluar 600 testimet. Sipas një raporti të Balkanweb testet e para pozitive u shënuan më 8 mars, ku u kryen 4 teste, nga të cilat 3 rezultuan pozitiv. Data 11 mars rezultoi të ketë numrin më të lartë të kryerjes së testeve, me plot 143 teste të kryera dhe me 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Në datën 12 Mars janë kryer 93 teste nga të cilat 5 kanë rezultuar pozitiv. Më pas numri i testeve ka ardhur duke u ulur.
Në datën 13 Mars janë kryer 65 teste, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv. Më 14 Mars janë kryer 51 teste nga të cilat 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Më datë 15 Mars janë kryer 27 teste nga të cilat 4 raste kanë rezultuar pozitiv.

Ashtu sikurse e kanë thënë shpesh në TV edhe autoritetet më të larta mjeksore, testi bëhet shumë vonë, pasi njerzit që shfaqin simptoma kanë disa ditë me temperaturë të lartë, kollë të thatë dhe fillojnë të kenë marrje fryme.

Ndoshta një politikë e tillë është përzgjedhur sepse fondet dhe kapacitetet mjeksore janë të pakta. Sipas sifrave të përafërta një analizë e plotë për koronavirusin kushtrin diçka më shumë se 120 euro. Përpos çmimit shërbimi ynë shëndetësor e ka të kufizuar edhe mundësinë e nxjerrjes së përgjigjes që zgjat deri në 12 orë.
Prandaj politika shëndetësore shqiptare, ndryshe nga sa rekomandon për çdo vend OBSH, nuk e ndjek dot testimin masiv.

RonaTyra

Por pse ai është i rëndësishëm.

Sepse deri më tani lufta me Covid -19 ka provuar dy strategji. Atë që ndoqën disa vende të Europës, pra duke mos testuar masivisht popullsinë dhe atë që ndoqi Koreja e Jugut që per 8 mije te semure testoi 222 000 vete, pothuaj 8 here me shume njerez per çdo te semure. Kjo lloj politike e ndjkjes pas të virusit, Madje njerëzve u merrej analiza edhe ne rruga pa shfaqur asnje simptomë, qe vërtet më çmim shumë të lartë, por ajo bëri që sëmundja të mposhtej shpejt dhe me pak dëme në jetë.

Shqipëria me mundësitë dhe buxhetin që disponon nuk e ka këtë luks. Ajo është e paaftë të ndjekë apelin e OBSH që buron nga rasti korean: “testoni, testoni testoni”.

Prandaj, pacientët e këtushëm, aktualët dhe ata të ardhshmit në vend që të lënë veten në duar të mjekëve do përfundojnë në duar të policëve, gjobave dhe karantinimit. Me sa duket kjo është rruga e vetme e të qenit i varfër, për tu përballur me “krizën më të madhe shëndetësore të epokës sonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu