Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan personalisht i ktheu një letër Donald Trump, të cilën ky ia kishte dërguar kohë më parë duke i thënë atij që “të mos bëhet budalla”.
Udhëheqësi turk e zbuloi këtë në një konferencë të përbashkët me Trump në Uashington. Erdogan pranoi se ishte zemëruar nga letra.
Ndër të tjera, presidenti turk u befasua që Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan me komandantin kurd Mazlum Kobani, të cilin Trump e përmendi në letër. Erdogan e quajti Kobanin një terrorist dhe tha se ai ishte përgjegjës për vdekjen e qindra qytetarëve turq.
Trump i dërgoi një letër Erdoganit në 16 tetor, ditën kur filloi operacioni ushtarak i Turqisë në Siri. Në letër, ai i bëri thirrje homologut të tij turk “të mos bëhet budalla” dhe të mos e tradhtojë pjesën tjetër të botës.
Më vonë u raportua se Erdogan e injoroi letrën e Trump dhe e hodhi në koshin e hedhurinave.