Enkelejd Alibeaj hartoi platformën për bashkimin e PD/ Reagon deputeti demokrat

0
7
Gjigandi

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj pas publikimit të një drafti për bashkimin e Partisë Demokratike.

Boçi shprehet se platformat individuale sjellin vetëm ndasi dhe përçarje. Ai thekson se bashkimi është një proces politik që duhet të vijë përmes votës së lirë që sipas tij ka nisur dhe do të jetë gjithëpërfshirës.

Deklarata e plotë e Enlekejd Alibeajt

PLATFORMË ME KONSPEKT

Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës.

Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.

Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu