Enkelejd Alibeaj ankimon vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e Berishës

0
Enkelejd Alibeaj ankimon vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e Berishës
Gjigandi

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e 11 dhjetorit të mbledhur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Ankimimi është bërë nga Enkelejd Alibeaj, kryetari në detyrë dhe njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Kërkesa për ankimim është depozituar në Gjykatën e Apelit Tiranë, raporton Euronews Albania.

Paralajmërimi për ankimimin e vendimit të gjykatës si të paligjshëm ishte bërë nga Alibeaj që ditën e publikimit të vendimit.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu