Emri/ Në kërkim kombëtar për prostitucion, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për prostitucion.

Shtetasi Klodian Lila akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Mësohet se i riu ka marrë në automjetin e tij një shtetase pa dëshirën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.

RonaTyra

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu