Furnizonte kryeqytetin italian me drogë, arrestohet i riu shqiptar në Romë

0
Gjigandi

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në zonën e Fidene Serpentara në via Pelagosa pasi u kap me rreth 1 kg kokainë dhe kanabis në makinën e tij.

Ai u kap nga autoritetet italiane pasi u pa duke i dorëzuar diçka një personi tjetër, veprim që solli edhe ndërhyrjen e tyre.

Nga kontrolli i menjëhershëm i agjentëve u mundësua gjetja e 401 gramë kokainë, 210 gramë hashash dhe 6 gramë marijuanë, ndërsa në kontrollin e kryer në një garazh u gjetën 1164 gram hashash dhe 583 gram kokainë.

Megjithatë, shqiptari iu shmang qelisë pasi Gjykata urdhëroi zbatimin e masës së arrestit në shtëpi për 36-vjeçarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu