Emrat/ Të akuzuar për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë të shkarkuar nga Vettingu

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve të njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare, të shkarkuar nga Vettingu me argumentin se s’ka vepër penale në ngarkim të tyre.

Burime për median bëjnë me dije se vendimi do të shpallet në 7 korrik, si dhe SPAK këtë të premte ka paraqitur kërkesën në GJKKO për pushim çështje.

Priza.al sjell dhe emrat e gjyqtarëve që pritet ‘t’i shpëtojnë’ këtyre hetimeve:

  • Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
  • Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  • Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
  • Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  • Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  • Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
  • Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu