Plagosi me kaçavidë dy persona në lokal, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

0
37
Gjigandi

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka plagosur me mjete të forta dy persona.

Shtetasi me iniciale P. B., akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet të fortë 2 shtetas, falë reagimit të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, një shtetas kishte goditur me mjet të fortë dy të tjerë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasi:

– P. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu