Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg këtë të premte dy policë dhe dy doganierë, të cilët u arrestuan në Qafë- Thanë pak ditë më parë.
Mësohet se me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.
Ndërsa për tre tregtarët Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.