Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me zbulimin e depos në Yzberisht, ku modifikoheshin armë e municione.
Në një konferencë për media, policia tha se armët e gjetura në depo siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e vrasjeve.
Sakaq, të arrestuarit janë Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo.
“Nga hetimet dyshohet se këto armë siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave kriminale kundër personit”, tha kreu i policisë, Lorenc Panganika.