Detaje/ Vrasja e 76-vjeçarit në Shkodër, rrëfehet djali i viktimës: Kam qëlluar me shotgun por…

0
104
Gjigandi

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 76-vjeçarit, Lulash Qepuri në Shkodër.

Burime për median bëjnë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të parave me fajde. Mësohet se 76-vjeçari ka lëshuar para me fajde dhe ky mund të jetë shkaku që ka çuar në vrasjen e Lulash Qepurit.

Sakaq, djali i tij i pyetur nga policia ka pohuar se e ka qëlluar me shotgun drejt një personi të maskuar por nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori.

Ndërkohë janë gjetur tre lloje gëzhojash, pistolete, shot gun-i dhe një arme automatike “Scorpions”. Autori mësohet se ka ardhur në këmbë dhe fillimisht ka qëlluar me pistoletë ndaj Lulash Qepurit, ndërsa pasi pistoleta u bllokuar, autori ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj shenjestrës.

Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar. Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonave ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori”, mësohet të ketë thënë djali i 74-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu