SHQIPËRI- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Nations League që luhen në muajin qershor, ato ndaj ndaj Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida. Në grumbullim janë Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Një thirrje e tillë ka bërë krenar skuadrën e Empolit që në faqen zyrtare në Tëitter ka informuar ndjekësit dhe për sfidat që Shqipëria do të luajë si dhe për orarin kur këto ndeshje do të zhvillohen.
🇦🇱 Kristjan Asllani, Nedim Bajrami e Ardian Ismajli convocati dalla nazionale albanese per le gare di Uefa Nations League con Islanda 🇮🇸 (6 giugno alle 20:45 a Reikjavik) e Israele 🇮🇱 (10 giugno alle 20:45 a Tirana) e un’amichevole con l’Estonia 🇪🇪 (13 giugno alle 18.00 a Tirana) pic.twitter.com/kN43Q7suli
– Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) May 29, 2022