25 trofe në 16 vite, lamtumira emocionuese e Marcelo nga Real Madridi

0
25 trofe në 16 vite, lamtumira emocionuese e Marcelo nga Real Madridi
Gjigandi

Festa e Champions-it të 14-të u bë edhe festa e Marcelos. Braziliani i thotë lamtumirë pas 16 vitesh Real Madridit. I emocionuar e bëri të qartë se do të vazhdojë të mbetet i lidhur me këtë klub. E qartë nuk është nëse ai do të vazhdojë të luajë për disa vite apo nëse do të fillojë rolin e tij të ri në klub që tani:

“Jam shumë i lumtur, edhe familja ime. Të shoh gëzim në fytyrën e familjes sime është gjëja më e paçmuar. Kam jetuar netë të pabesueshme në këtë stadium”.

25 tituj të fituar me Real Madridin? Kam besuar gjithmonë në veten time dhe kam dashur të bëj histori, por 25 tituj nuk i kam menduar. Kam kaluar një legjendë të Real Madridit si Gento. Po largohem nga këtu me misionin tim të përmbushur.

Real Madridi do të thotë shumë. Është përgjegjësi, krenari, punë, përulësi. Ju kënaqeni çdo ditë, çdo seancë stërvitore. Çfarë po mendoja rrugës për në finale? Ju dëshironi të luani, ta ndihmoni ekipin. Ishte një finale shumë e bukur dhe tifozët e kanë shijuar sezonin. Ne e merituam të fitonim”.

Fjalëve të djalit të tij pas finales se “jam shumë i lumtur dhe krenar, sepse ai është legjendë, nuk mund të kem baba më të mire”, Marcelo iu përgjigj: “Ndonjëherë ai na thotë gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu