Emina Çunmulaj uron ditën e pavarësisë së Malit të Zi me një postim në gjuhën malazeze

0
Emina Çunmulaj uron ditën e pavarësisë së Malit të Zi me një postim në gjuhën malazeze
Gjigandi

Të premten, shteti i Malit të Zi festoi 16 vjetorin e pavarësisë.

Mes shumë urimeve, duket se një festë të tillë e kremtuan edhe komuniteti shqiptar i Malit të Zi.

Modelja shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, bëri një urim për të gjithë ndjekësit e saj përmes rrjetit social Instagram.

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

RonaTyra

Ajo shpërndau për ndjekësit e saj në InstaStory një postim në gjuhën malazeze, ku shkruhej: “Gëzuar 21 majin, dita e pavarësisë”.

Postimin në fjalë ajo e shoqëroi gjithashtu me një mbishkrim në gjuhë angleze ku shkruante: “Urime pavarësinë Mali i Zi”.

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

Emina përndryshe është rritur në Mal të Zi, por më pas ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ndërtoi karrierën e saj si modele.

Sot ajo vazhdon të jetojë në New York me bashëshortin e saj izraelit, Sam Nazarian, dhe tre fëmijët e tyre.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu