Elon Musk thotë se nuk e ka blerë Twitter-in për shkak të Donald Trump

0
Elon Musk thotë se nuk e ka blerë Twitter-in për shkak të Donald Trump
Gjigandi

Elon Musk e ka mohuar se përpjekjet e tij për ta blerë Twitter-in janë rezultat i bisedave me Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, mohimi vjen pas spekulimeve të përhapura se bllokimi i ish-presidentit amerikan nga platforma është pjesë e arsyes që Musk dëshiron ta kontrollojë këtë rrjet social.

Musk po i përgjigjej në mënyrë specifike një raporti nga New York Post, që pretendonte se Trump e kishte “inkurajuar në heshtje” atë për ta blerë kompaninë. Raportoi citonte shefin ekzekutiv të Truth Social, rrjeti social shumë më i vogël në të cilin tani poston Trump.

Në një përgjigje në Twitter, Musk jo vetëm që hodhi poshtë raportin, por tha se ai nuk kishte folur me Trump-in për blerjen e platformës.

Ndonëse ai nuk e mohoi që ish-presidenti mund të lejohej të rikthehej në platformë, ai tërhoqi vëmendjen te fakti se ai është zotuar të vazhdojë të postojë vetëm në Truth Social.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu