Një 35-vjeçar është arrestuar pasi dhunonte bashkëshorten dhe mbante një armë pa leje në banesë.
Astrit Sollaku banon në Belsh bashkë me bashkëshorten, të cilën e dhunonte për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë që i mbante pa lejen përkatëse.