Elbasan/ Në kërkim për vjedhje e drogë, arrestohen dy persona

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi ishin në kërkim për vjedhje e kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S., 30 vjeç dhe M. A., 36 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.

RonaTyra

Vihen në pranga pasi u lokalizuan në qytetin e Elbasanit, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  2. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu