Eksperimenti: Sa na mbron vërtetë maska nga koronavirusi

0
Gjigandi

Ndonjëherë, të tregosh diçka në mënyrë vizuale është mënyra më e mirë për të kuptuar. Kjo është shumë e vërtetë sidomos kur bëhet fjalë për shkencën.

Mbajtja e një maske është bërë sot pjesë e rutinës sonë të përditshme, por gjithnjë e më shumë njerëz po pyesin sa e vlefshme është ajo.

Teksa temperaturat po rriten, lind shqetësimi sa ju mbron vërtetë vendosja e një shtresë tjetër në fytyrë?.

Një mikrobiolog vendoi të bëjë një eksperiment për të treguar se çfarë ndodh kur ju jeni të mbuluar me maskë.

RonaTyra

Dr Richard Davis është Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Klinike në Qendrën Mjekësore Providence Sacred Heart në Spokane, Washington. Pasi pa shumë keqinformime në lidhje me rreziqet dhe dobinë e maskave të fytyrës, ai vendosi të bënte një demonstrim.

Ai mblodhi pikla nga goja pasi kollitej, fliste, këndonte dhe teshtin me ose pa një maskë kirurgjikale. Pastaj ai vëzhgoi shumëzimin e baktereve në 24 orë në pllakat e kulturës. Këto janë baktere dhe jo viruse SARS-CoV-2, por ju mund të shihni, shpjegon Davis, se si një maskë bllokon shumicën e pikave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu