Ekipet e EPOS dhe Solaborate kanë bërë lansimin e dy produkteve të reja në ISE 2022 në Barcelonë

0
11
Gjigandi

Ekipet e EPOS dhe Solaborate, nën drejtimin e Labinot Bytyqit, kanë bërë lansimin e dy produkteve të reja këtë javë në ISE 2022 në Barcelonë të Spanjës.

Siç është bërë e ditur, këto produkte do të mbështesin Microsoft Teams Zoom RingCentral dhe platforma të tjera video UC.

“Faleminderit Dijon Vula, Erdet Nasufi, Lumbardh Idrizi dhe pjesa tjetër e ekipit të Solaborate që e keni bërë të mundur një gjë të tillë”,

ka shkruar në Facebook, drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i “Solaborate”, Labinot Bytyqi.

Ndryshe, Solaborate është e njohur për lansimin e produktit HELLO, një shtesë e platformës sociale dhe profesionale Solaborate e cila përdoret për video konferenca, shpërndarje të pamjes wireless, transmetim të drejtpërdrejtë, vëzhgim të sigurisë dhe më shumë.

Ndërsa ISE 2022 (Integrated Systems Europe) është ekspozita kryesore në botë për AV dhe integrimin e sistemeve.

ISE 2022 do të shfaqë novatorët kryesorë të teknologjisë dhe ofruesit e zgjidhjeve në botë – me pesë ditë konferencash, ngjarjesh dhe përvojash frymëzuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu