Eiza Gonzalez tregoi një pamje të re të guximshme teksa mbërriti në premierën e “The Ambulance” në Londër, teksa mezi njihen me flokë bionde.
Aktorja dhe këngëtarja meksikane, 32 vjeç, kishte veshur një fustan elegant dhe të thjeshtë ngjyrë blu “Burberry” ndërsa pozonte në tapetin e kuq.
Ylli i “Godzilla vs Kong” i shtoi shkëlqim pamje me vathët “Bulgari” me përmasa të mëdha që plotësonin blunë e ndezur të fustanit të saj, duke zgjedhur të mbante grimin e syve të saj minimal dhe të fokusohej në një buzëkuq të ndezur.
Foto: Eiza Gonzalez (Getty Images)
Filmi me aktorë Jake Gyllenhaal dhe Yahya Abdul-Mateen II, del në kinema më 8 prill dhe tregon historinë e dy vëllezërve që vjedhin një ambulancë pasi grabitja e tyre shkon keq, ndërsa Gonzalez që luan rolin e ndihmës-mjekes pas timonit.
Foto: Eiza Gonzalez (Getty Images)
Duke lënë mënjanë flokët bionde, ylli – i cili u raportua se ishte ndarë me Paul Rabil në dhjetor – ka shfaqur një seri pamjesh për të promovuar “Ambulancën” gjatë javës së kaluar.
Foto: Eiza Gonzalez (Getty Images)
Me një fustan rozë të stilit grek nga Stella McCartney, aktorja me pamjen e saj të mëparshme brune mahniti tapetin e kuq për premierën e filmit në Paris gjatë vikendit.
Ndërkohë në premierën e filmit në Berlin të martën (22 mars), Gonzalez kombinoi disa bizhuteri me një fustan të zi me shtresa nga koleksioni i vjeshtës 2022 i “Del Core”.
Foto: Eiza Gonzalez (Getty Images)
Aktorja e “Baby Driver” vazhdimisht ka dëshmuar se ka shumë shije kur është në pyetje moda, dhe nuk heziton që herë pas here të eksperimentoj me paraqitjet publike.
/abc24.al/