Efektivja bukuroshe e Elbasanit merr veten nga aksidenti: Shpellarëve u them…

0
Gjigandi

Efektivja bukuroshe e policisë së Elbasanit Anisa Kostani, duket se është në gjendje të mirë shëndetësore pas aksidentit që pësoi pak ditë më parë në kryeqytet.

Kostani ka reaguar në rrjete sociale duke falenderuar personat të cilët janë shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa nuk i ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.

Më tej, ajo shton se nuk ka për detyrë të pyes miqtë e saj kanë apo jo patentë me vete, pasi personi në makinën e të cilit ajo ishte pasagjere natën e aksidentit, lëvizte pa një të tillë.

“Ju falënderoj tepër për çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit te shumte. Gjendja ime edhe pse pak e rënduar po stabilizohet. Ndërsa ju te tjerëve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kanë patentë me vete. Shëndet!”, shkruan efektivja.

Anisa Kostani u aksidentua me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë, ndërsa ishte pasagjere në mjet. 27-vjeçarja pësoi lëndime në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar. Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte efektivja, River Durra, u ndalua nga policia, dhe rezultoi se lëvizte pa patentë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu