Kapet kamioni me drogë nga Shqipëria në Turqi, arrestohet shoferi shqiptar

0
Gjigandi

Një shqiptar i identifikuar si Fatmir Ferko është arrestuar në Turqi pasi u kap duke transportuar drogë.

Sipas mediave vendase, një kamion i cili vinte nga Shqipëria është ndaluar dhe kontrolluar nga policia turke me dyshimet për lëndë narkotike.

Pas kontrolleve, forcat e policisë gjetën në dyshemenë e kamionit 122 kilogramë drogë.

Autoritet turke kishin marrë informacion se do të hynte një sasi droge nga Shqipëria në Stamboll. Ata ndaluan kamionin ku dyshohej se po transportohej lënda narkotike në Takirdag.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 122 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në dyshemenë e kamionit dhe u vu në pranga shoferi shqiptar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu