Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Mësohet se efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë zjarri në këmbë 55-vjeçarin Murteza Lika.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 në rrugën “Llazi Miho” në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Komisariatit të policisë nr. 6 kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në komisariat bashkë me armën e zjarrit. Nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l.
Mësohet gjithashtu se , 48-vjeçari Lutfi Gjyla ka rreth 25 vite punonjës policie.
Po të njëjtën ditë një tjetër ngjarje ka tronditur Policinë e Shtetit. Një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta në Komisariatin nr. 3 në Tiranë. /abc24.al/