Efektet e karantinës, dëmtohet sërish Samuel Umtiti

0
Gjigandi

Vijon kalvari i dëmtimeve për mbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti, i cili prej pak ditësh kishte nisur stërvitjen pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të COVID-19. Periudhë pa aktivitet të fortë fizik duket se ka ndikuar për keq te francezi, i cili është ndalur për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë.

Njoftimi u dha nga vetë klubi “blaugrana” me anë të një postimi në në faqen zyrtare. Umtiti, kampion bote me Francën para dy vjetësh, në “Rusi 2018”, prej kohësh bashkëjeton me dëmtimet e shumta, që kanë vënë në diskutim qëndrimin te Barcelona.

Klubi njofton se gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite për të patur një ide më të qartë rreth kohës që i duhet për t’u kthyer 100% në stërvitje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu